Flash News

KRYESORE

Spitali i Laçit del jashtë funksionit nga tërmeti, Manastirliu: Shërbimet e urgjencës në çadër

Spitali i Laçit del jashtë funksionit nga tërmeti, Manastirliu:

Spitali i Laçit, ashtu si shumë institucione janë prekur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për pasojë, pas verifikimeve ka rezultuar se godina e këtij spitali është dëmtuar rëndë dhe për rrjedhojë sipas ekspertëve përbën rrezik për pacientët dhe stafin mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i shpjegoi kryeministrit Rama sot gjatë inspektimeve që kreu në ambientet e QSUT se për këtë arsye shërbimet e spitalit janë transferuar te ai i Lezhës, ndërsa urgjenca momentalisht ofrohet në çadër.

“Nga spitalet kemi evakuuar atë të Laçit, pasi pas verifikimeve ka rezultuar me dëmtime serioze. Aktualisht, i kemi transferuar shërbimet në spitalin rajonal të Lezhës, kurse urgjencën momentalisht në çadër”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

Të fundit