Flash News

KRYESORE

Spitali i Shkodrës mbështet vendimin mjekëve të QSUT-së: Mungojnë medikamentet

Spitali i Shkodrës mbështet vendimin mjekëve të

7 mjekë të urgjencës në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të kushteve jo të mira të punës.

Ky vendim u mbështet edhe nga mjekët e urgjencës në Shkodër, të cilët mbajnë të njëjtin qëndrim si kolegët e tyre në Tiranë. Shefi i Urgjencës në Shkodër shprehet se në spital mungojnë medikamentet dhe se mjekët po largohen çdo ditë.

Ky qëndrim i mjekëve të QSUT-së është komentuar në dy mënyra nga mediet në vend, disa e paraqiste si peticion dhe disa të tjerë si dorëheqje.

Sipas letrës së mjekëve kushtet me të cilat ata punojnë janë të vështira dhe se nuk ka shtretër për pacientët. Mes atyre që kanë firmosur letrën janë: Etionema Braçaj, Petrit Gjorgji, Petrit Vargu, Elton Çalliku, Besnik Koçia dhe Eqrem Hasani.

 “Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”- thuhet ndër të tjera në letër mjekët e Urgjencës së QSUT.

 

Të fundit