Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Spiun i yni”/ Ish-gardisti që kandidon për PS: Kupola e lartë e shtetit, përgjegjëse për 21 janarin
Partia Socialiste ka zgjedhur si kandidat për Bashkinë e Burrelit, Agron Malajn. Ai njihet si gardisti i ‘grupit të zjarrin’ që qëlloi mbi njërëzit në ngjarjen e 21 janarit, ku mbetën të vdekur katër vetë. Kryeministri Rama e mbrojti duke thënë se Malaj nuk ka shkelur në asnjë moment ligjin dhe shtoi se "na ka informuar me imtësi për atë që ka ndodhur".
Vetë Malaj, në një interviste për gazetën Panorama më 15 shkurt 2016, thotë se nuk ka ekzistuar asnjë ‘grup zjarri’ dhe se termi është një sajesë, ndërsa mohon të ketë qëlluar mbi protestuesit. Malaj nuk lë pa akuzuar edhe strukturat e larta të shtetit, pa përmendur emra, që sipas tij janë përgjegjëse për ngjarjen.
“Kur snajperët ishin pjesë e këtij seksioni, në vartësinë time, a hapën zjarr? Këto pyetje ua drejtoj zyrtarëve të lartë të shtetit. Mund të them se urdhëruesit dhe përgjegjësit e vrasjeve të 21 janarit janë në ish-kupolën e strukturave të larta të shtetit”, sqaron Malaj
Intervista e plotë:
- Malaj, përse vendosët të flisni tani, kur kanë kaluar pesë vjet nga ngjarja?
Sot vendosa të flas për këtë ngjarje, pasi po sulmohem padrejtësisht në drejtime të ndryshme, sidomos nga opozita. Duke parë një shqetësim të madh të familjes, miqve dhe të gjithë atyre që i dinë këto të vërteta, dhe janë bërë pjesë e këtyre sulmeve nga mediat e politika, vendosa të prononcohem. Më vjen keq që familja ime ka përballuar ngarkesën e 21 janarit dhe po kalon stres e mërzi sa herë që caqe të caktuara të politikes i përdorin emrat tanë si “mish për top”, sipas orekseve të tyre.
- Përse këmbëngulni se nuk ka ekzistuar “grupi i zjarrit”?
Duke marrë shkas nga debatet e fundit në Parlament, dua të informoj gjithë shqiptarët se “grupi i zjarrit” nuk ka ekzistuar më 21 janar 2011. Kjo gjë mund të verifikohet lehtësisht në librin e shërbimit të Njësisë Speciale, të datës 21 janar. Është vërtet për të ardhur keq se si ky repart apo ky grup është etiketuar “grupi i zjarrit”, nga persona dhe caqe të caktuara, për të shmangur gjithë atë situatë. Kjo bëhet nga njerëz që janë përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit. Unë kam pasur në vartësi grupin e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve. Më 21 janar, ky seksion ishte në mbështetje të një- sisë së dytë, te godina e Kryeministrisë.
- Grupi që ju drejtonit, a ka qëlluar mbi qytetarët më 21 janar 2011?
“Grupi i zjarrit”, siç e etiketuan më 24 janar 2011, drejtohej nga ana ime. Ai është instruktuar me kujdes nga ana ime dhe për këtë ka prova e dokumente. Nga ekspertiza që iu bë armëve që dispononte grupi që unë drejtoja nuk rezulton të jetë qëlluar mbi njerëzit. Të gjithë vartësit e thirrur janë lënë të lirë nga drejtësia, pasi nuk u faktua se ata kanë shkaktuar viktimat e 21 janarit. Sajimi i “grupit të zjarrit” ishte një farsë e atyre që drejtonin Gardën dhe institucione të tjera të rëndësishme.
- Ku po e kryenit ju shërbimin atë ditë dhe kur e më- suat se nga të shtënat kishte viktima?
Unë kam qenë me shërbim te porta numër një, porta e hekurit, domethënë te rrugica prapa portës. Për viktimat kam mësuar kur po largohesha me makinë drejt repartit. Dëgjova se kishte viktima nga një stacion radiofonik që po e dëgjoja në makinë.
- Edhe një herë, pse ju jeni identifikuar si pjesë e “grupit të zjarrit”?
U habita se si më datë 24 janar 2011, unë u identifikova si grup zjarri. Prandaj më lindin pyetjet që po i bëj publikisht: Çfarë është ky grup zjarri? Pse ky grup zjarri nuk ishte shënuar me datë 20 janar si i tillë në librin e shërbimit të Njësisë Speciale apo në librin e shërbimit të Gardës së Republikës? Pse ky grup doli më 24 janar? Kush e emërtoi atë grupi i zjarrit? Me urdhër të kujt u emërtua “grup zjarri”? Cilat ishin detyrat e Seksionit Special të katërt që unë drejtoja atë ditë? Cili është misioni i Njësisë Speciale?
- Cili është misioni i Gardës së Republikës? Sa efektivë kishte Seksioni i katërt?
Kur snajperët ishin pjesë e këtij seksioni, në vartësinë time, a hapën zjarr? Këto pyetje ua drejtoj zyrtarëve të lartë të shtetit. Mund të them se urdhëruesit dhe përgjegjësit e vrasjeve të 21 janarit janë në ish-kupolën e strukturave të larta të shtetit.
- A ka nisur organi i akuzës ndonjë proces ndaj jush?
Prokuroria nuk hapi asnjëherë çështje ndaj meje, pasi të gjitha veprimet e mia ishin në përputhje me ligjin. Jam treguar mjaft korrekt në detyrat që më janë ngarkuar, pa cenuar jetën dhe shëndetin e askujt. Organi i akuzës nuk ka hapur kurrë një çështje penale në ngarkim të Agron Malajt. Prokurorët e çështjes janë tërhequr në sallën e gjyqit, sepse nuk ka pasur elementë të veprës penale. Çdo veprim ka qenë korrekt dhe ligjor. Unë jam thirrur më vonë në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes. Ndiej keqardhje që efektivët profesionistë të Gardës paragjykohen për ngjarjen e 21 janarit, pasi kanë kaluar vështirësi të panumërta gjatë ushtrimit të detyrave të ngarkuara. Nga 1100 efektivë që kishte ky institucion shumë i rëndë- sishëm, vetëm 60 prej tyre ishin elita e Gardës së Republikës, siç quhej Njësia Speciale. Ata ishin përzgjedhur me kujdes të veçantë nga specialistët e këtij institucioni, pavar- ësisht bindjeve politike apo lidhjeve që kishin me njerëz të rëndësishëm në vend.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38