Flash News

KRYESORE

Spiun i kujt është Meçollari? Berisha flet ‘live’ për akuzën ndaj negociatorit: Është vendimi i prokurorisë!

Spiun i kujt është Meçollari? Berisha flet ‘live’

Ish- kryeministri Sali Berisha, në një lidhje 'live' në News 24 ka folur në lidhje me deklaratën e tij për negociatorin me Greqinë, Artur Meçollarin.

I pyetur se ku është bazuar për deklaratat e tij për spiunim, Berisha është përgjigjur, “Dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar dje në të gjithë mediat. Është konfirmuar sot nga Sali Berisha. Pasi ma kanë konfirmuar oficerë e ushatrakë shqiptarë, por në mënyrë indirektë e konfirmoi dhe ministria kur tha se është largaur nga forcat e armatosura për procedurë. S’ka patur sekrete veç gënjeshtrave të tij”, u shpreh Berisha.

I pyetur më tej se spiuni i kujt është Meçollari, Berisha u shpreh, “ Mua nuk më lejohet ta bëj publike, por ai vendim ka qenë me vendim të prokurorisë në atë kohë.  Komisioni i sigurisë së parlamentit do të merret me të”, u shpreh më tej Berisha.

Të fundit