Flash News

E-TJERA

Barazimi me Kazakistanin, Reja: Nuk jam i kënaqur me pikën, i njihja pak lojtarët

Barazimi me Kazakistanin, Reja: Nuk jam i kënaqur me pikën, i njihja

Përpara ndeshjes së kombëtares shqiptare me Kazakistanin, Edi Reja deklaroi se do luante për të mos humbur. Sfida përballë Kazakistanit përfundoi në barazim pa gola me një paraqitje të dobët, pa forcë dhe pa ide dhe me një lojë të vakët.

Me këtë lojë, Shqipëria tregon se ka probleme të dukshme në lojë dhe në organizim.

"Ndërsa pas ndeshjes, Reja u shpreh duke thënë se: Unë nuk jam i kënaqur me 1 pikë. Nëse e keni parë ndeshjen, kemi bërë disa raste për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nga mesfusha në sulm, do hasim vështirësi në finalizim. Patëm shumë vështirësi pasi patëm shumë mungesa të rëndësishëm. Ishin 10 lojtarë që i njihja shumë pak. Duhet pasur parasysh paraqitja. Kemi edhe ndeshje të tjera, do të përpiqemi të marrim maksimumin në ndeshjet e tjera. Ne i patëm rastet tona, por nuk arritëm të shënonim. Bëmë një ndeshje të mirë. Broja dhe Kallaku bënë paraqitje të mira. Në përgjithësi kemi bërë paraqitje të mirë, por nuk konkretizuam dot. Po të kishim pak më shumë eksperiencë, mund të kishim bërë më mirë. Më vjen keq për Seferin dhe Brojën që mund të kishin shënuar. Duhet ta kuptojmë skuadrën."

 

Të fundit