Flash News

KRYESORE

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri i njohur

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri i njohur

Ish-trajneri i ekipit të volejbollit, Apolonisë, Todi Gjini, është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare.

Gjini ka qenë një nga iniciatorët e sportit të Volejbollit në qytetin e Fierit, ku ka drejtuar skuadrat e meshkujve dhe të femrave të Apolonisë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-volejbollistit e ka bërë me dije Federata Shqiptare e Volejbollit, ku ka shprehur ngushëllimet për Gjinin.

Njoftimi i Federatës:

Federata Shqiptare e Volejbollit njofton me hidhërim ndarjen nga jeta, në moshën 82-vjeçare, të trajnerit të njohur fierak, Todi Gjini. Ai për vite me radhë kontribuoi si sportist dhe trajner me KS Apolonia, ku me pasionin dhe punën e palodhur, drejtoi ekipin e djemve dhe vajzave dhe ishte shtylla kryesore e zhvillimit të sportit të volejbollit në qytetin e Fierit.

Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në vendin tonë, ngushellimet e sinqerta familjes së Todi Gjinit!

Të fundit