Flash News

KRYESORE

Sportiv me pantallona jeshile; Meta i çlirët në takimin me kryeministrin e Malit të Zi në OKB

Prej disa ditësh, presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në samitin e Paqes në OKB.

Në media janë pasqyruar të gjitha takimet e rëndësishme që presidenti ka zhvilluar me liderë të huaj, përfshirë edhe presidentin e SHBA, Donald Trump.

Megjithatë, krahasuar me takimet e tjera, Meta është shfaqur krejt ndryshe me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç.

Siç duket edhe nga fotot, Meta ka ‘zhveshur’ kostumin zyrtar dhe është shfaqur sportiv dhe i çlirët gjatë takimit me kryeministrin malazez.

Presidenti shfaqet me pantallona jeshile, një T-shirt blu, atlete dhe një xhup gri në bezhë. Po ashtu, edhe zyrtari tjetër, Markoviç është përhstatur në këtë takim, pasi ka kombinuar këmishën me një palë xhinse dhe atlete.

Veç veshjes, mjaft e afërt duket edhe biseda mes tyre.

Të fundit