Flash News

KRYESORE

Spostimi i Ditës së Verës, këshilltari i PD: Veliaj po imiton Nanon, harroi se skema e përdorur nuk pati sukses

Spostimi i Ditës së Verës, këshilltari i PD: Veliaj po

Zhvendosja e Ditës së Verës nga kryebashkiaku i Tiranës më datë 17 mars solli shumë reagime.

Veliaj vendosi të shtyjë festimet për shkak të motit, ndërsa kreu i këshilltarëve të PD, në Këshillin Bashkiak, Kreshnik Çollaku e krahason vendimin e Veliajt me atë të ish-kryeministrit Fatos Nano.

“Erioni nuk duhet të harrojë se historia ka dhe pjesën e dytë...Fatos Nano pak muaj pas këtyre ngjarjeve iku në pension pa kthim politik”, shkruan ndër të tjera këshilltari demokrat.

Statusi i plotë:

Rama si Nano,kur vjen ora per te ikur.

Kush mendon se kryebashkiaku e cvendosi Diten e Veres per te dielen,se kishte merakun e shiut..e ka gabim.

Me cmimin per tu bere edhe qesharak,festimet e Dites se Veres ne Tirane u cvendosen nje dite pas Protestes,me qellim te qarte per te bere nje #AntiProteste,per te treguar se “populli eshte i lumtur” e ne proteste shkon vetem populli opozites.

Pervecse idioteske e percarese,skema eshte e perdorur pa sukses ne kohe te tjera.

Ne fakt Dita e Veres nje feste tipike e Elbasanit,u kthye ne feste shteterore (krejt pa lidhje) nga qeveria e Fatos Nanos,si kunderpergjigje ndaj protestave madheshtore te asaj kohe Nano Ik.

Erioni po imition Nanon.

Erioni nuk duhet te harroje se historia ka dhe pjesen e dyte...Fatos Nano pak muaj pas ketyre ngjarjeve iku ne pension pa kthim politik.

Të fundit