Flash News

KRYESORE

Spoti për 100-vjetorin e Tiranës del plagjiaturë, reagon për herë të parë Big Basta: S’është projekti im, ishte ftesë nga bashkia

Spoti për 100-vjetorin e Tiranës del plagjiaturë, reagon për
Kënga ‘Tirana është për këdo, Tirana ty të do’, e prezantuar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, rezulton plagjiaturë në koncept, tekst dhe ritëm, e një kënge tjetër ideuar për një kryeqytet europian, Londrën. Bëhet fjalë për #LondonisOpen për të cilën kryetari i Bashkisë së kryeqytetit britanik hapi një konkurs përzgjedhës pas përpjekjeve të Britanisë për dalje nga Bashkimi Europian; si një lloj thirrjeje për të thënë se Londra vazhdon të jetë e hapur edhe pse Anglia ‘po mbyllet’ duke dalë nga Unioni Europian. Kënga shqiptare (ose varianti) interpretuar nga Big Basta është pranuar nga Bashkia e Tiranës si ‘himni’ i kryeqytetit për 100 vjetorin. Në një prononcim për politiko.al, reperi nga Tirana, i cili aktualisht jeton shumë larg Shqipërisë, në Zelandën e Re ka sqaruar se projekti në fjalë nuk i përket atij, por pranoi të këndojë për qytetin e lindjes pas një ftese të ardhur nga Bashkia e Tiranës. “Kam qenë i ftuar nga bashkia Tiranë për të marrë pjesë në këtë projekt të tyre dhe më vjen mirë që u zgjodha të marr pjesë në atë projekt sepse dhashë kontributin tim për qytetin tim për 100-vjetor”, shprehet reperi Big Basta, për politiko.al. Rasti i këngës është i dyti dhe vjen pak pas shpalljes së logos fituese të artistit kosovar Fisnik Ismaili, e cila gjithashtu zgjoi debate dhe u cilësua si copy/paste e një logoje tjetër. Më poshtë: spoti i bashkisë së Tiranës dhe varianti anglez i publikuar në 2018-ën.
 
View this post on Instagram
 

Tirana ka shije… 👌e ëmbël si shëndetlie!😄⁣ Kemi hyrë në vitin e 100-të të Tiranës kryeqytet🇦🇱 dhe për secilin prej nesh, ky qytet përfaqëson diçka: është vendi ku ka lindur, ku është rritur, ku ka hedhur hapat e parë, ku ka rënë për herë të parë në dashuri, ku ka krijuar familjen👨‍👩‍👦‍👦, ku po rrit fëmijët👼, ku punon💪🏼, ku thur ëndrra, ku i gëzohet suksesit e ku ngrihet sërish në këmbë për t’i thënë vetes - “Po, unë mund t’ia dal!"👏⁣ ⁣ Sepse Tirana është për këdo! Tirana ty të do!❤⁣ ⁣ 👉Shpërndaje videon dhe tregoji miqve çfarë është Tirana për ty! Super 🙏🏻 @bigbastaofficial per ndihmen! 🇦🇱

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Të fundit