Flash News

KRYESORE

S’pritet mirë mesazhi me nota seksiste i Kumbaros, Vokshi: Kuptoni se kush e qeverisë Shqipërinë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar menjëherë pas një mesazhi që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shpërndau në ‘Twitter’, teksa shkruante:

“Na duhet t’i bëjmë librat tërheqës sërish. Nëse shkoni në shtëpi me dikë dhe nuk ka libra, mos bëni seks me të. Mos i lini t’ju eksplorojnë, nëse nuk kanë eksploruar më parë universet sekrete të librave”.

Vokshi shprehet se thirrja e Kumbaros nuk sjell aspak kulturë të fëmijët apo të rinjë. “Lëvizja për të kuptuar se kush e qeveris Shqipërinë...!Sa kulturë përcjell, sidomos te fëmijët e të rinjtë, kjo thirrje e Ministres së Kulturës???”, përfundon Vokshi.

Të fundit