Flash News

KRYESORE

Stadiumi ‘Anfield Road’ i Liverpool-it, së shpejti me një kapacitet prej 60 mijë vendesh

Stadiumi ‘Anfield Road’ i Liverpool-it, së shpejti me një

Stadiumi i Liverpoolit ,“Anfield Road”, është një prej tempujve të futbollit britanik dhe atij evropian, me  një kapacitet prej 54 mijë vendesh.

 Ky fakt ka vënë në lëvizje drejtuesit e “The Reds”, të cilët po mendojnë seriozisht rritjen e kapacitetit deri në 60 mijë vende.

Para pak kohësh, Liverpooli vendosi të rrisë kapacitetin e tribunës qendrore të “Anfield”, duke siguruar një rritje të të ardhurave të tij me rreth 14 milionë euro.

Tani, klubi anglez kërkon të zgjerojë një pjesë të këtij impianti për ta vënë në lartësinë e tribunës qendrore, që do të thotë se “Anfield” do të ketë 6.000 vende më shumë.

Në kampionatin anglez, stadiumi me kapacitetin më të madh është “Old Trafford” i Manchester United, me 75.633 vende, i ndjekur nga “Emirates Stadium” i Arsenalit, me 60.260 vende, ndërsa stadiumi i ri i Tottenhamit do të ketë 60.062 vende.

Të fundit