Flash News

KRYESORE

Stadiumi i ri, Duka: Jemi në konflikt me shtetin për investimin tonë

Stadiumi i ri, Duka: Jemi në konflikt me shtetin për investimin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sonte është i intervistuari i zgjedhur nga Beti Njuma në Televizionin Ora për intervistën e mbrëmjes. Numri 1 i futbollit shqiptar po flet për inaugurimin e ish-stadiumit "Qemal Stafa", që do të hapet në ndeshjen kundër Francës.

I pyetur për kostot e ndërtimit të stadiumit, Duka theksoi mes të tjerash se ka një "betejë" me shtetin shqiptar. Sipas tij, qeveria nuk duhet të kërkonte TVSH për pjesën e investimit të FSHF-së.

"Ne si FSHF kemi investuar 10 mln euro, kurse 65 mln euro të tjera i ka investuar kompania private. Neve na shkon shtesë edhe pjesa e TVSH-së, që në fakt kemi pretenduar të mos e paguajmë dhe jemi në konflikt me shtetin. Ditën e hapjes së stadiumit do të kemi presidentin e UEFA-s, Ceferin, dy zv/presidentët e UEFA-s, kryeministrin e Shqipërisë, Presidentin e Republikës, personazhe të biznesit dhe medias, etj. Për sa i përket emrit, të gjithë kanë të drejtë për sugjerimet e tyre, por FSHF vetëfinancohet dhe mirëmbajtja e stadiumit ka shumë kosto. Kjo është arsyeja pse kemi një proces për gjetjen e një sponsori, i cili do të paguajë për emrin e stadiumit. Ne nuk kemi asnjë mbështetje nga shteti. Vetëm një lëvizje e kombëtares kushton 100 mijë euro", ka deklaruar Duka.

Të fundit