Flash News

KRYESORE

Stafi i Urgjencës në Lezhë refuzon shpërblimin e 'përgjysmuar’ të qeverisë: Lekët do shkojnë për familjet në nevojë

Stafi i Urgjencës në Lezhë refuzon shpërblimin e

Infermierët dhe mjekët e Urgjencës në Lezhë nuk kanë marrë shpërblimin që u është premtuar nga kryeminstri Rama, raporton ABC News.

Ata thonë se qeveria ka dhënë shpërblim 5 mijë lekë të reja për muajin mars dhe jo 1000 euro siç u premtua.

Mjekët refuzojnë shpërblimin dhe thonë se ato para do të shkojnë për familjet në nevojë.

Na u premtuan 1000 euro dhe na dhane 5000 lek. Refuzojmë këtë shpërblim që ua kalojmë familjeve në nevoje. Ne do të vijojme punën pavarësisht rrezikut. Ështe absurde ajo që na u dha nga ajo që na u premtua”, thanë ata për ABC.

Sipas ABC News, në Spitalin Rajonal të Lezhës çdo ditë paraqiten pacientë që shfaqin shenja të Covid-19, ndërkohë që tamponët nuk bëhen për të gjithë, duke ekspozuar stafin mjekësor përballë rrezikut.

Në Lezhë deri më tani janë të konfirmuara 14 raste me Covid-19 dhe asnjë rast vdekjeje.

Të fundit