Flash News

KRYESORE

Standardi i dyfishtë i Melania dhe Ivanka Trump me veshjet në Arabi dhe Vatikan; vetëm 3 gra të fuqishme refuzuan rregullin e Papës

Vizita e parë e familjes presidenciale amerikanë jashtë SHBA është komentuar në çdo detaj dhe një prej tyre që ka tërhequr vëmendje është veshja e Zonjës së Parë Melania Trump dhe vajzës së presidentit, Ivanka Trump.

Melania dhe Ivanka Trump refuzuan të mbanin shami në kokë gjatë vizitës në Arabinë Saudite, ndonëse rregullat e këtij shteti e kërkojnë diçka të tillë. Vendimi u përshëndet nga opinioni dhe mediat amerikane dhe u konsiderua si vazhdimësi e qëndrimeve që Zonjat e Para të SHBA dhe lideret europiane kanë mbajtur prej vitesh për këtë çështje.

Por vetëm dy ditë më pas, familja presidenciale mbërriti në Vatikan dhe Melania me Ivankën u shfaqën me veshje dhe vello të zezë në takimin me Papa Françeskun.

Kjo lloj veshje kërkohet nga Vatikani për të gjitha gratë që takohen me Papën bazuar në rregullat fetare dhe diplomatike. Rregull që Melania dhe Ivanka e zbatuan në Vatikan, por jo në Arabinë Saudite.

Përgjatë historisë, të gjitha Zonjat e Para të SHBA që kanë vizituar Vatikanin kanë mbajtur në kokë vellon e zezë, por situata ndryshon kur flitet për zonjat e Europës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzoi të vinte vellon gjatë takimit me Papën, por gjithsesi pranoi të mbante veshur një kostum të zi. Në të njëjtën mënyrë ka vepruar më parë edhe Dukesha e Cornwall, Camilla, si dhe Cherie Blair, gruaja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, por ndryshe nga dy zonjat e tjera, ajo është shfaqur në Vatikan me veshje të bardhë.

Të fundit