Flash News

KRYESORE

‘Standardi Spiropali’, Olta Xhaçka përpiqet të zbehë skandalin e Rinasit: Ngjarje më të mëdha ndodhin në vende të tjera

‘Standardi Spiropali’, Olta Xhaçka përpiqet të

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është përpjekur të zbehë ngjarjen skandaloze në aeroportin e Rinasit, ku disa grabitës, duke kërcënuar sigurinë kombëtare, arritën të hynin të armatosur në pistën e avionëve dhe të merrnin 10 milionë euro.

Duke ruajtur standardin e ministres për Parlamentin, Elisa Spiropali, se “ngjarje të tilla bëhen edhe filma”, Xhaçka deklaroi se ngjarje më të mëdha dhe më të frikshme ndodhin në shtetet e tjera, ndaj skandali në Rinas nuk është një precedent.

“Ngjarje të tilla si këto që kemi parë sot, ndoshta edhe më të mëdha edhe më të frikshme, i kemi parë edhe në vende të tjera. Ky nuk është një precedent i padëgjuar ndonjëherë, por ama është një precedent i përsëritur, është një precedent i përsëritur që na detyron të gjithëve të marrim përsipër përgjegjësitë që na takojnë”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Muajt e fundit është vënë re një përpjekje e Qeverisë për zbehur skandalet dhe ngjarjet e rënda në vend. Gjithçka nisi me ministren Spiropali e cila për përdhunimin e një adoleshenteje në Kavajë deklaroi se “ngjarje të tilla bëhen edhe filma”, duke shkaktuar zemërim të madh te qytetarët.

Të fundit