Flash News

KRYESORE

“Star Tribune” raporton për krizën në Shqipëri: E ardhmja në BE dhe demokracia në rrezik

Situata problematike në vend ka tërhequr vëmendjen e gazetës amerikane “Star Tribune”, që raporton për protestat e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Gazeta ka shkruar një artikull me titullin “Protestat në Shqipëri, Demokracia dhe e ardhmja në BE në rrezik”.

Sipas kësaj medieve, kreu i opozitës, Lulzim Basha prej muajit shkurt ka kërkuar largimin e kreut të ekzekutivit, sepse është i lidhur me krimin e organizuar.

Në gjendjen në të cilën ndodhet, Shqipëria pritet që të marrë përgjigje negative sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE. Gazeta shkruan se kërkesat e partive opozitare janë një qeveri transitore e cila do të mundësojë organizimin zgjedhjeve të ndershme.

“Star Tribune” shkruan se partitë opozitare kanë lënë mandatet e tyre të deputetit dhe do të bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojnë që ato të zhvillohen.

Të fundit