Flash News

KRYESORE

STATISTIKAT: Messi i tregon targën Ronaldos, sërish është mbi argjentinasin

STATISTIKAT: Messi i tregon targën Ronaldos, sërish është

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi i kanë dhënë tonusin futbollit europian në dekadën e fundit. Të dy lojtarët kanë patur një rivalitet të ashpër mes tyre në 10 vitet e fundit. Argjentinasi dominon sërish mbi portugezin, pasi ka shënuar më shumë.

Ata janë shumë larg të tjerëve, pasi kanë shënuar të dy mbi 500 gola. Messi ka arritur në kuotën e 579 golave të shënuar, ndërsa CR7 ka shënuar 554 gola.

Argjentinasi ka dërguar 522 herë topin në rrjetë me Barcelonën, ndërsa ka përshëndetur 57 herë të tjera portën kundërshtare me kombëtaren.

Ronaldo ka realizuar 437 gola me Real Madridin, 40 me Juventusin dhe 77 me Portugalinë. Statistika të jashtëzakonshme për të dy yjet e futbollit botëror.

Të fundit