Flash News

KRYESORE

Statuset e Ramës për reformën në drejtësi, Alibeaj tregon gafën e kryeministrit: Nuk di as termat

Ditën e fundit kryeministri Edi Rama ka bërë disa postime në rrjetin social Facebook sa i takon reformës në drejtësi. Në emisionin ‘Byro Politike’ në Abc News, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke ju referuar qëndrimeve të Ramës të shprehura në Facebook sa i takon reformës në drejtësi, tha se kreu i qeverisë nuk është as i informuar për termat e përdorura.

Duke sjellë në vëmendje, statusin e djeshëm të Ramës, i cili niste me pyetjen ‘Po mbetemi pa gjykata të sipërme?’, Alibeaj tha se Rama nuk ka përdorur as termin e duhur. Deputeti i PD-së tha se ato nuk quhen gjykata të sipërme por gjykata të epërme.

Të fundit