Flash News

KRYESORE

Statusi i dedikuar Teodor Kekos, Paloka për Ramën: Përdor të gjallë e të vdekur për të marrë prej tyre atë që nuk e ka vetë

Statusi i dedikuar Teodor Kekos, Paloka për Ramën: Përdor të

Edi Paloka - nënkryetari i Partisë Demokratike - ka komentuar statusin e kryeministrit Rama, i cili i kushtoi sot të ndjerit Teodor Keko.

Sipas Palokës, Rama është hipokrit i cili përdor të gjallët e të vdekurit për të marrë prej tyre atë që nuk e ka vetë, vlerat njerëzore. Paloka kujton dhe se Rama ka hequr nga puna Xhulin, bashkëshorten e Teodor Kekos.

Statusi i plotë:

Hipokrizia eshte nje nga “cilesite” me tipike te nje njeriu te dale boje si Rama.

Sot ka bere nje status per te kujtuar Dor Kekon... Jam i bindur qe po ta lexonte Dori atje lart ku eshte, do kalonte nje here doren ne mustaqe dhe do nenqeshte me ate ironine e tij dashamirese. Dorin “e vogel” e donin te gjithe dhe i respektonte te gjithe. Nuk dua dhe nuk me takon mua te komentoj mardhenien e Rames me Dorin kur ishte ende mes nesh. Por nje fakt te njohur nga te gjithe miqte e Dorit nuk mund te mos e permend.

Pasi Dori u largua nga kjo jete, nje akt ka kryer Rama qe lidhet me te ; largoi nga puna Xhulin, bashkeshorten e Dorit megjithese e dinte shume mire qe rroga e shtetit ishte e vetmja e ardhur qe kishte. Pavarsisht se Dori ka qene gazetar, shkrimtar dhe deputete, ne e dijme te gjithe se ai kurre nuk u ndye me pislliqet e politikes.

E ky , me i qelburi i politikes, merr guximin sot ta kujtoje sepse keshtu eshte mesuar , te perdore te gjalle e te vdekur per te marre prej tyre ate qe nuk e ka vete, vlerat njerezore!

Të fundit