Flash News

KRYESORE

Statuti i ri i PD/ 4 orë diskutime nga mbledhja me dyer të mbyllura, Basha pranon propozimin e Arben Imamit

Statuti i ri i PD/ 4 orë diskutime nga mbledhja me dyer të mbyllura,

Prej 4 orësh vijon mbledhja e kryesisë së PD në selinë blu, ku kryedemokrati Lulzim Basha ka shqyrtuar propozimet për ndryshime në statutin e PD.

Projekt-statutet do të paraqiten më pas për votim në Kuvendin Kombëtar të PD më 28 dhe 29 prill.

Disa nga propozimet konkrete të e zbardhura deri më tani, sipas News 24, është përgjysmimi i Këshillit Kombëtar.

Pra, nga 300, të jenë vetëm 150 anëtarë të total, ndërsa ky këshillë vendos aleanca dhe koalicioneve politike dhe qëndrimet që PD do të ketë në parlament.

Po ashtu, një tjetër propozim ka qenë ai i ish-deputetit Arben Imami, aktualisht anëtar i PD, para se të largohej nga mbledhja, që Këshilli Kombëtar të jetë autonom.

Ai ka propozuar po ashtu që Kuvendi Kombëtar të jetë statutor dhe jo zgjedhor. Basha e hodhi në votim dhe është votuar nga anëtarët e kryesisë.

Ai kërkoi rregulla të qarta për qëndrimin e kryetarit në krye të partisë dhe mandatit të tij në rast se humb  zgjedhjet.

“Të ketë rregull në statut për mandatin e kryetarit dhe nëse humb zgjedhjet, kryetari duhet të largohet. Nuk e shoh të arsyeshme të zgjidhet një kryetar dy herë rresht”, u shpreh Imami.

Të fundit