Flash News

KRYESORE

Stefan Çapaliku me dy libra në ‘kohën e duhur’: ‘Një antologji e vogël e jetës’ dhe… ‘e vdekjes’

“Një antologji e vogël e jetës” dhe “Një antologji e vogël e vdekjes” janë dy libra që vijnë tamam në kohën kur jeta dhe vdekja, që prej Luftës së Dytë Botërore, para 75 vjetëve, e deri më sot, nuk kanë qenë ndonjëherë më afër. Të dyja antologjitë përbëhen nga koleksione tekstesh të përzgjedhura me kujdes dhe prej një kohe të gjatë. Ato janë identikë në numër faqesh, në format dhe në dizanj. Libra xhepi, për të dy xhepat e xhaketës. Shkojnë bashkë, ecin bashkë dhe lexohen bashkë…

[caption id="attachment_378945" align="alignleft" width="226"] Kopertinat e dy librave te Çapalikut[/caption]

             

Te ‘antologjia e vdekjes’ do gjeni një preambul mbi vdekjen në pikpamje filozofike; një shqyrtim të shkurtër antropologjik të saj në kulturën shqiptare; mbi varrezat si “qyteti ideal”, duke marrë si shembull “Varrezat e Ermajit” në Shkodër, si dëshmi e gjallë e qytetërimit perëndimor. Dhe të gjitha këto pasohen prej tekstesh poetikë dhe në prozë të shkruara nga: Mjeda, Fishta, Prenushi, Mosi, Gjadri, Mirdita, Koliqi, Migjeni, Stafa, Pali, Sheldija, Ashta, Zorba, Pipa, Camaj, Gera, Rreshpja dhe deri te A.Çefa dhe P. Shllaku. Te ‘antologjia e jetës’ do gjeni një introduksion mbi humorin ballkanik dhe Shkodrën, si kryeqytet i humorit shqiptar. Gjithashtu si pjesë e hyrjes së librit janë edhe tipologjitë e tregimit ose narrativat e humorit, si dhe një polemikë me antropologen austrialiane Sh. Woodcock, që deklaron se shqiptarët nuk bënin humor me diktaturën. Në libër i është lënë vend personazheve të barceletave apo autorëve të tyre. Dhe pastaj vijnë me radhë barceletat e komunizmit; barceletat me doktor, farmacist, pijanecë, me bjonde, me kafshë, me kamarier, shitës e berberë; me mësues, me çifte, me gjirokastritë, me kler, me policë, me seks, etj.

Në fund në libër do gjeni edhe barceleta të identifikuara si të Tefë Palushit, Tano Banushit dhe Nexho Shabanit. Në të dy librat do gjeni foto të rralla dhe ilustrime të mrekullueshme të realizuara nga mjeshtri Gjergj Spathari.

Të fundit