Flash News

KRYESORE

Stevo Pendarovski, Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut me votat e shqiptarëve

Stevo Pendarovski, Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut me votat e

Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, pasi fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale te zhvilluar të djilën në këtë vend. Pendarovski ka marrë rreth 16 mijë vota me shumë  se rivalja e tij Gordana Siliankovska.

Pas  numërimit te 99 % të votave, Stevo Pendarovski ka marrë 51,72   % të votave, ndërsa kandidatja e opozitës Gordana Silianovska ka fituar 44,68  % të votave. Stevo Pendarovski u kandidua në këto zgjedhje nga koalicioni në pushtet, LSDM dhe BDI. Por duket se në raundin e dytë është mbështetur edhe nga elektorati i kandidatit shqiptar Blerim Reka, që mori 10 % te votave në raundin e pare ne 21 prill.

Kështu duket se mbështetja e shqiptareve me vote për kandidatin pro-evropian ishte vendimtare në fitoren e tij përballë kandidates opozitare Silianovska. Zgjedhjet në raudnin e dytë sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ne të gjitha vend votimet u kryen te rregullta, pa probleme teknike dhe pa ndonjë incident.

Presidenti i deklaroi se fitoja i dedikohet të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, pa dallim etnie. “Kjo është fitore e të gjithë qytetarëve, e cila pa dallime etnie janë të bashkuar për të ecur përpara. Sot fituan qytetarët dhe do të jem i përkushtuar për të gjithë. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale është një sukses i madh, pasi në këto zgjedhje u sigurua për të ecur përpara dhe fitoi koncepti për të ecur përpara dhe kjo është karta jonë për Europën. Presim nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, pasi e meritojmë”, sqaroi Pendarovski.

Sipas të dhënave, të paktën 90 000 vota shqiptare kanë përkrahur kandidatin e shumicës që qeveris vendin. Ndërsa vetë Ahmeti , kryetari i BDI-së, përmes një postimi në Facebook tha se për kandidatin e LSDM kishin votuar 100 000 shqiptarë.

Të fundit