Flash News

KRYESORE

Stilistja tregon se si humbi 8 kg, pa palestër dhe dieta të frikshme

Stilistja e njohur Stela Sallaku prej 9 muajsh ka filluar të kujdeset më shumë për shëndetin e saj. Ajo ka arritur të humbasë 8 kilogramë dhe këtë sukses të sajin e ka ndarë dhe me fansat në Instagram. Madje Stela ka treguar dhe "sekretin" se si ia doli pa dieta të frikshme dhe pa palestër. Mbi foton e postuar në Instastory, Stela shkruan: “Më në fund pas 9 muajsh kam humbur 8 kilogramë. U dobësova që të vishja prapë xhinset e preferuara. Pa palestër, pa dieta të frikshme, vetëm ecje rreth 10.000 hapa në ditë, shumë ujë, ëmbëlsira një herë në javë dhe jeshilllëqe pafund. Ua rekomandoj.”
 
View this post on Instagram
 

Pas pak tek @bietasulo . Flasim për nismën e bukur, #pranoveten 💕

A post shared by Stela Sallaku (@stelasallaku) on

Të fundit