Flash News

KRYESORE

Stinë përgjimesh. Tre prokurorë gjermanë në zyrën e Arta Markut dhe Donika Prelës

Tre prokurorë gjermanë kanë mbërritur sot në Tiranë, ku kanë zhvilluar takime me kryeprokuroren Arta Marku dhe drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Organi i akuzës njofton se takimi u përqendrua në thellimin e raporteve me autoritetet gjermane në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, duke mohuar se kane lidhje me përgjimet e publikuara së fundmi.

“Sot më datë 20.06.2019 Prokurorja e  Përgjithshme Znj. Arta Marku takoi në ambientet e Prokurorisë së  Përgjithshme përfaqësues të Prokurorisë  Gjermane  përfaqësuar nga  Prokurori i  Përgjithshëm i Munihut Gjermani, Mr. Reinhard Röttle, Drejtuesi  i Prokurorisë së Mynihut  Mr. Georg Freutsmiedl, Drejtuesi i  Prokurorisë  së Landshut Mr. Alfons Obermeier si dhe  drejtues të tjerë  të këtyre prokurorive.

Qëllimi i takimit ishte ndërtimi i një marrdhënie pune më të mirë mes institucioneve, dhe forcimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet e drejtësisë kriminale. Çështjet për diskutim u përqëndruan në hetimet lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e droges”, deklaron Prokuroria e Përgjithshme.

Zbarkimi i tyre në kryeqytet vjen në një kohë që gazeta Bild ka publikuar disa përgjime që implikojnë eksponentë të lartë të mazhorancës me krimin e organizuar , si: Edi Rama, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja apo Xhemal Qefalia.

Prokuroria e Pergjithshme dhe ajo e Krimeve te Renda jane kritikuar per heshtjen ndaj dosjeve 339 dhe 184, te cilat qendojne prej tre vitesh pa u hetuar.

Të fundit