Flash News

KRYESORE

Stoltenberg flet për median serbe: Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 për të mbrojtur civilët në rajon

Stoltenberg flet për median serbe: Ndërhyrja e NATO-s në vitin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për Tanjug, është shprehur se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 nuk ishte kundër popullit të Jugosllavisë, por për të mbrojtur civilët në rajon dhe më gjerë.

Kujtojmë që në 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.

“Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në letër.

Të fundit