Flash News

KRYESORE

Stop bullizmit! 10 vjeçari ka një projekt: “Shqipëria më e mirë kur duam dhe respektojmë njëri-tjetrin"

Stop bullizmit! 10 vjeçari ka një projekt: “Shqipëria

Në javën që lamë pas ishte dita kundër bullizmit, fenomen i cili po shtohet gjithmonë e më shumë në shoqërinë tonë e kryesisht në shkolla.

Të gjithë jemi bërë pjesë e bullizmit të paktën një herë, ose si objektiv, ose duke bërë dikë objektiv.

Pikërishtë për këtë temë, 10 vjeçari Dejon Bregu, ka prezantuar një projekt kundër fenomenit të bullizmit. Projekti quhet “Shqipëria më e mirë kur duam dhe respektojmë njëri-tjetrin”.

“Ne dimë  që bullizmi është një fenomen i njohur në të gjithë botën që fyen dhe mërzitë të tjerët. Ne si shkollë e kemi marrë parasysh atë dhe jemi munduar ta luftojmë atë. Me ndihmën e mësuesve , drejtuesve dhe psikologëve të shkollës ne jemi munduar ta luftojmë atë, duke bërë projekte dhe duke mësuar për të”,- kështu shprehet 10 vjeçari.

 

Të fundit