Flash News

KRYESORE

“Stop kushteve të reja”, Vasili i përgjigjet Yuri Kim: Dy propozimet tona janë aty prej dy javësh, s’po kërkojmë asgjë të re

“Stop kushteve të reja”, Vasili i përgjigjet Yuri Kim: Dy

Përfaqësuesi i LSI dhe i opozitës jashtëparlamentare,në Këshillin Politik Petrit Vasili i është përgjigjur kritikës të shprehur sot nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, një ditë pas dështimit të një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore brenda afatit të përcaktuar nga palët.

“Të gjitha palët kanë lëvizur dhe kanë treguar se janë shumë afër. Ju vendosët një synim, ju vendosët afatin në 31 maj. Tani është koha që të ndalni së këmbënguluri në pozicione të pazbatueshme dhe/apo vendosje kushtesh të reja. Është koha të mbani fjalën ndaj popullit shqiptar. Është koha të jepni rezultat”, shkroi Kim, ndërsa Vasili kundërshton duke sqaruar se opozita nuk ka kërkuar asgjë të re.

Sipas Vasilit, identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve qe garanton votën e lirë nga vjedhjet janë aty prej javësh.

“Zero kushte te reja nga opozita e bashkuar per reformen zgjedhore.

Kushte te reja bllokuese te konsensusit nga hajdutet e zgjedhjeve te Dibres, te zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste te 2019, per te legjitimuar vjedhjen e votave

Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve qe garanton voten e lire nga vjedhjet jane aty prej javesh.

Asnje leshim nuk do ti behet grabitjes se votave.

Rilindja kerkon te mbushe kutite, te numeroje vete dhe te nxjerre po vete rezultatin.

Fajtore per shkaterrimin e zgjedhjeve eshte vetem rilindja qe duhet te heqe dore menjehere nga shkaterrimi i reformes zgjedhore”, shkruan Vasili.

 

Të fundit