Flash News

KRYESORE

Stop veshjeve, markat e njohura të modës nisin të prodhojnë vetëm pajisje shëndetësore për mjekët

Stop veshjeve, markat e njohura të modës nisin të prodhojnë

Zara, Bershka & Massimo Dutti ndryshojnë prodhimin për shkak të koronavirusit

Tani ata do të prodhojnë pajisje shëndetësore vetëm për mjekët dhe stafin infermieror Grupi i modës në pronësi të Zara, Breshka dhe Massimo Dutti do të prodhojë vetëm pajisje sanitare koronavirus.

Grupi Inditex, i udhëhequr nga Amancio Ortega, i cili zotëron disa nga markat më të mëdha në botë të modës dhe veshjeve, të tilla si Zara, Bershka, Pull & Bear, Oysho, Stradivarius dhe Massimo Dutti, ka njoftuar se po ndryshon prodhimin për shkak të coronavirusit, një pandemi që ka prekur shumë shtete të botës, sidomos Evropën.

Grupi ka thënë se tani do të prodhojë pajisje shëndetësore vetëm për mjekët për luftën ndaj virusit në mbarë botën.

Në të njëjtën kohë, një nga masat e para të shpallura nga grupi spanjoll me rastin e krizës ishte ruajtja e gjithë stafit të kompanisë me çdo kusht.

Për sigurinë e stafit dhe konsumatorëve u njoftua se 3.785 dyqanet e Grupit do të mbyllen në 39 vende të botës.

Duhet të theksohet se ka 558 të vdekur dhe 13,716 raste të infektuar deri tani në Spanjë, madje është bërë e ditur se Iberia do të marrë ndihmë nga Kina dhe gjysmë milione maska ​​në veçanti, dhe mjekët kinezë do të vijnë për të ndihmuar.

Të fundit