Flash News

KRYESORE

Strakosha bën mrekullinë, Lazio kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë

Strakosha bën mrekullinë, Lazio kalon në gjysmëfinalet e

Lazio dhe Fiorentina zhvilluan në “Olimpico” takimin çerekfinal të vlefshëm për Kupën e Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi minimalisht 1-0 përballë tifozërisë së saj, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Lulic në minutën e 6-të. Gjatë gjithë 90 minutave Thomas Strakosha ishte titullar, madje duke bërë një pritje mjaft të vështirë në pjesën e dytë.

Ndonëse u ndëshkua me karton të verdhë, portieri shqiptar ishte i pakalueshëm, duke u bërë hero në suskesin e Lazios.

Të fundit