Flash News

KRYESORE

Strakosha tregon si ndihet kur dikush flet me vajzën që i pëlqen, shokët e ekipit 'tallen' me të

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, ka hedhur një foto në Instagram dhe si për të bërë shaka e ka përshkruar mimikën e tij me mbishkrimin: "Kur sheh dikë që flet me vajzën që ti do.”

Ndërkohë, kaq kanë dashur shokët e ekipit që të fillojnë të "tallen" me të.

Mërgim Mavraj i komenton: "Vetëm plumbi vëlla"

Ndërsa, braziliani Felipe Anderson i shkruan portierit: “Po ti je i çmendur? Ik merre menjëherë.”

E ndërsa serbi Milinkoviç Saviç ka treguar se kjo nuk është gjë e re për Strakoshën: “Po ti je gjithmonë kështu, sepse pëlqen çdo vajzë."

 

Të fundit