Flash News

KRYESORE

Strakosha tregon telefonatën me të atin pas gabimit me Turqinë: Babai ka gabuar edhe vetë

Strakosha tregon telefonatën me të atin pas gabimit me Turqinë:

Pas ndeshjes me Turqinë së cilës portieri shqiptari 'i dhuroi' fitoren në minutën e fundit, Strakosha në një intervistë për Supersport ka treguar se çfarë i thanë shokët, si dhe një telefonatë me të atin, ish-portierin e Kombëtares.

"Shokët më folën mirë të gjithë. Jemi një ekip", është shprehur Strakosha.

"Fola me babain dhe ai e di se gabova; edhe babit i ka ndodhur, kjo por duhet të shohim përpara", ka thënë portieri 24 vjeçar i Kombëtares titullar me italianët e Lacios në Serinë A.

Strakosha bëri një dalje të gabuar mbrëmë në minutën e fundit të ndeshjes me Turqinë kur u duk se Shqipëria po merrte një barazim të merituar pas një ndeshjeje shumë të vlerësuar.

Të fundit