Flash News

KRYESORE

Strasburgu, shpresa e vetme e shqiptarëve për pronat; Mero Baze sulmon Gjykatën Ndërkombëtare: Kanë krijuar një rrjet trafiku

Strasburgu, shpresa e vetme e shqiptarëve për pronat; Mero Baze sulmon

Çështja e pronave është një prej plagëve më të mëdha në shoqërinë tonë dhe përgjatë 30 viteve shumë shqiptarë të lodhur nga mungesa e drejtësisë në gjykatat e vendit të tyre, shpëtimin e kanë gjetur në Gjykatën e Strasburgut. Është kjo gjykatë ndërkombëtare që i ka dhënë zgjidhje shumë familjeve, që të drejtën për të fituar pronën e tyre nuk do e gjenin asnjëherë në Shqipëri.

Megjithatë, gazetari Mero Baze ka nxitur të sulmojë gjykatën ndërkombëtare dhe ta konsiderojë të korruptuar nga Partia Demokratike. Baze pretendon për një rrjet trafiku që sipas tij ka krijuar në Strasburg gjykatësi Ledio Binaku, që denoncoi së fundmi presionin që i bëhej nga Qeveria e Edi Ramës.

“Së paku prej vitit 2014, përfaqësuesi i shtetit shqiptar në atë Gjykatë, Ledio Bianku, dhe një grup avokatësh që më parë kanë qenë në krye të Komisionit të Kthimit të Pronave në Tiranë, kanë krijuar një rrjet trafiku, duke u përpjekur të çertifikojnë në Strasburg, abuzimet që kanë bërë me kthimet apo mos kthimet e mundshme të pronave në Tiranë, d.m.th me katrahurën shqiptare të pronave”, shkruan Baze.

Në artikull, Mero Baze nuk flet në asnjë rresht për të drejtën e qytetarëve për të marrë pronat e tyre, por i qan hallin qeverisë se rrezikon të falimentojë për shkak se do duhet të zbatojë vendimet e Strasburgut. Dhe sipas Bazes, ky është qëllimi i opozitës në Tiranë.

“Sforcimi i opozitës për të bërë kauzë një gjest vulgar të një gjykatësi që përgjon kolegët me të cilët ulet në tavolinë, dhe që reflektojnë shqetësimet e shtetit të tyre, është dëshpëruese, pasi  tregon se shpresa e fundit e saj ka mbetur të falimentojë qeveria me gjyqe në Strasburg, në pamundësi për ta rrëzuar me vota në Tiranë”, shkruan ai.

Të fundit