All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

'Strategji pa strategji brenda', Mogherini dhe Hahn: Ballkani Perëndimor pjesë e BE, por nuk ka datë

'Strategji pa strategji brenda', Mogherini dhe Hahn: Ballkani
All - Paragraf - 1

Të paktën nga deklaratat e bëra nga Federica Mogherini dhe Johannes Hahn në Bruksel, strategjia e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor nuk ka brenda një strategji konkrete.

All - Paragraf - 3

Përfaqësuesja për Politikën e Jashtme dhe Komisioneri për Zgjerim kanë vijuar me retorikën se shtetet e Ballkanit do të jenë pjesë e BE-së, por pa dhënë një datë dhe një afat kohor.

“Është shumë e qartë për ne, nuk ka një afat të caktuar për anëtarësimin. Ne kërkojmë anëtarë të rinj në Bashkimin Europian. Nuk do të jenë 27 anëtarë, por më shumë. Anëtarësimi do të bëhet bazuar në standardet e BE-së”, theksoi Mogherini, duke mos përmendur 2025-ën si vitin kur mund të anëtarësohet Serbia dhe Mali i Zi.

Mogherini veçoi Shqipërinë dhe Malin e Zi si vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë një politikë të jashtme të njejtë me atë të Brukselit.

Për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë një pikë kthese për procesin e integrimit.

“Në gjashtë muajt e parë mund të arrihet një pikë kthese që të mbahet mend në histori. Ne kërkojmë vendosmëri sepse duam që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së”, tha Mogherini.

Edhe Johannes Hahn nuk foli për asgjë konkrete, por u fokusua te nevoja e përmbushjes së standardeve nga vendet e Ballkanit.

“Nuk do ta pranojnë një anëtar të ri nëse nuk përputhet me standardet tona”, tha Hahn.

Komisioneri për Zgjerim e konsideroi të rëndësishëm dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për procesin e integrimit në BE.

Strategjia për Ballkanin Perëndimor, Juncker vizitë në Tiranë dhe 5 kryeqytetet e tjera

Të fundit