Flash News

KRYESORE

Strategjia e PR të Ramës bën ‘kurban’ Ahmetajn; transmeton konferencën për masat ndaj personave me precedent penal, ‘harron’ ekonominë

Prej disa ditësh e gjithë vëmendja e opinionit publik është vendosur tek prokuroria. Arrestimi i dy ish-deputetëve socialist dhe publikimi i përgjimeve që ka ngritur dyshime për përfshirjen e zyrtarëve të lartë politik me banda kriminale kanë qenë në qendër të mediave gjatë kësaj jave.

Dhe në këtë vazhdë, duket se kryeministri Edi Rama ka përqendruar gjithë strategjinë e PR të këtyre ditëve. Dhe shenja më e qartë u dha sot.

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, para mediave, në dy konferenca të ndryshe u shfaqën dy ministra, Etilda Gjonaj dhe Arben Ahmetaj.

Ministria e Drejtësisë, në daljen e saj, njoftoi se një nga vendimet e miratuara ishte ai për masat përjashtuese nga garat publike për subjekte me precedentë kriminalë. Ndërsa Arben Ahmetaj u shfaq për të bërë të ditur buxhetin e ri të qeverisë për vitin e ardhshëm.

Konferenca e Gjonajt u transmetua edhe nga ERTV, platforma e kryeministrit, ndërkohë që ajo e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nuk e pati këtë ‘fat’.

Mesa duket, strategjia e PR e ka përjashtuar këtë konferencë të ministrit të Financave edhe pse ishte e mbushur me ‘suksese’. Duket se gjithë energjitë janë përqendruar për të përcjellë tek qytetarët angazhimin e qeverisë ndaj goditjes së personave me precedent penal.

Dhe një gjë e tillë është e kuptueshme, veçanërisht ditët e fundit kur lajmet nga ky sektor nuk janë në favor të mazhorancës.

Konferenca e  Gjonajt transmetuar në ERTV dhe takimi i Ramës në Shkallnur

Konferenca e Ahmetaj u transmetua vetëm në Facebook-un e ministrit

 

 

 

Të fundit