Flash News

KRYESORE

Strategjia e Ramës në Bashki, Qeveri dhe Parlament për t’i ikur përgjegjësisë. Betejën për teatrin e zhvillojnë tre të nënshtruarit e tij

Strategjia e Ramës në Bashki, Qeveri dhe Parlament për t’i

Në Kuvend po diskutohet për projektligjin shumë të kundërshtuar që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në një pjesë të truallit të tij të tre kullave shumëkatëshe, por autori i këtij projektligji nuk ndodhet në sallë për t’u përballur me opozitën.

Kryeministri Edi Rama prej gati 30 minutash vijon të numërojë sukseset e tij në luftën kundër krimit të organizuar, ndonëse kjo ishte arsyeja përse Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

Ndërkohë që Rama po i ikën përgjegjësisë për teatrin, betejën e tij në Kuvend po e zhvillojnë të bindurit e tij. Është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro që po mbron vendimin për shembjen e godinës së teatrit, ndërsa Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, po kërcënon vazhdimisht deputetët e opozitës me përjashtim nga Kuvendi për shkak të denoncimit të kësaj afere.

I pari që pranoi të merrte përsipër fushatën për shembjen e teatrit ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i pasuar nga Kumbaro dhe Balla.

Të mos harrojmë se kryeministri Edi Rama nuk pati as guximin për të firmosur projektligjin, por ia delegoi përgjegjësinë zv/kryeministres Senida Mesi.

Spaho kërkon ndërprerjen e senacës: “Sill kryeministrin këtu!” Ruçi i tregon detyrën

Skandali i televizionit të majtë, censuron plotësisht protestën e qytetarëve te Kuvendi

Foto/ Artistët në protestë, hidhen tymuese pranë godinës së Kuvendit

Të fundit