Flash News

KRYESORE

Strategjia e re për zgjerimin, Balla: Zgjidh hezitimin e disa vendeve të BE për integrimin e Shqipërisë

Strategjia e re për zgjerimin, Balla: Zgjidh hezitimin e disa vendeve

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla ka reaguar pas prezantimit të metodologjisë së re të zgjerimit, që u publikua ditën e sotme nga Komisioni Evropian.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla shkruan se metodologjia e re e zgjerimit zgjidh hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE.

Një mesazh ka dhënë edhe për Kosovën, kur shkruan se ‘është mungesë e kredibilitetit të BE mos-mbajtja e premtimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.’

“Komisioni Europian rikonfirmoi sot vlerësimin e qartë se Shqipëria🇦🇱 dhe Maqedonia e Veriut🇲🇰 janë gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian🇪🇺.

Metodologjia e re e Zgjerimit zgjidh gjithashtu edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Është tashmë në kredibilitetin e BE, që Këshilli Europian i fund-Marsit të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është e domosdoshme gjithashtu që Kosova dhe Bosnje-Herzegovina të progresojnë nga kandidate potenciale në vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Është mungesë e kredibilitetit të BE mos-mbajtja e premtimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan Balla në Facebook.

Të fundit