Flash News

KRYESORE

Strategjia e re për zgjerimin, Bushati: Javët në vijim do të jenë kritike, të shtojmë përpjekjet mes nesh

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duke komentuar metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit Evropian që u propozua sot, mendon se

javët në vijim janë kritike për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.

Ai thotë se miratimi i kësaj metodologjie vjen dy vjet pas Strategjisë së Zgjerimit të 2018-tës dhe arsyeton se ajo do të jetë kryesisht e aplikueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Facebook, Bushtati shprehet se palët politike duhet të shtojnë forcat në kuadër të këtij objektivi.

Komisioni Europian prezantoi metodologjinë e re të procesit të zgjerimit që do të jetë kryesisht e aplikueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy vjet pas miratimit të Strategjisë së Zgjerimit të vitit 2018, le të shpresojmë që metodologjia e rishikuar do ta bëjë procesin e pranimit në Bashkimin Europian më efektiv, më të parashikueshëm, më të besueshëm dhe më të prekshëm për qytetarët duke frymëzuar ndryshimet e duhura shoqërore. Javët në vijim do të jenë kritike për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Ndaj, na duhet të shtojmë forcat e përpjekjet mes nesh, të gjithë aktorëve politikë e shoqëror, për të jetësuar këtë objektiv kombëtar. Dekada e katërt e tranzicionit, që shkoi përtej çdo parashikimi, duhet të përmbyllet me Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në familjen evropiane”, shkruan Bushati.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komisioni Evropian prezanton strategjinë e re për zgjerimin, Ursula von der Leyen: I hap rrugën e pranimit Shqipërisë dhe MV

Të fundit