Flash News

KRYESORE

“Strategjia e Serbisë, armë dhe para shteteve afrikane që të mos njohin Kosovën”

“Strategjia e Serbisë, armë dhe para shteteve afrikane që

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli deklaron se Serbia po përdor një strategji të qartë që shtetet e varfra afrikane të mos njohin Kosovën, ose në rastë të tjera të tërheqin vendimin.

Serbët kanë tentuar të bindin shtetet që e kanë njohur Kosovën se po vështirësojnë dialogun duke mos e hequr njohjen. Këtu kanë rënë pre disa shtete të varfra, që praktikisht kanë pranuar të diskutojnë me serbët, sidomos ato shtete që i kanë ftuar në Beograd”, ka thënë Pacolli për mediat në Kosovë.

Kemi parë se Serbia iu premton armë, bursa dhe ndihma financiare në këtë drejtim, por nuk e dimë sa i ka përmbushur Serbia këto premtime”.

Diplomati kosovar tregoi edhe për vështirësitë që ka për të lobuar në këto shtete, ku një pjesë e shteteve janë në krah të Rusisë dhe një pjesë tjetër mbështein Kinën.

Çdo kush në Kosovë duhet të kuptojë se njohja nuk është që shkon e merr dhe kthehesh, por është një proces jashtëzakonisht i gjatë duke marrë parasysh edhe ndarjen, sidomos të kontinentit të Afrikës, që ëshë e ndarë në interesa gjeostrategjikë. Dominon Rusia politikisht dhe dominon Kina ekonomikisht”, ka përfunduar Pacolli.

Të fundit