Flash News

KRYESORE

Strategjia e socialistëve/ Ministrja e PS fushatë në lagjet ku kryetari i LSI nuk ka vënë dorë

Në ato bashki që drejtohen nga LSI, Partia Socialiste ka zgjedhur të bëjë fushatë në lagjet dhe zonat ku dora e kryebashkikëve nuk duket gjëkundi.

Ministrja për Parlamentin, Ermonela Felaj është e dërguara e socialistëve në Kuçovë, bashki që drejtohet nga Selfo Kapllani i LSI.

Në fotot e shpërndara nga vetë Felaj shihet se zonat ku ajo bën fushatë kanë mungesë totale të infrastrukturës. Shumë prej këtyre lagjeve janë në kaos dhe të ndotura.

PS dhe LSI kanë hyrë të ndara në këto zgjedhje dhe ambicia e Ilir Metës për të dalë parti e parë ka nxehur situatën në bazë.

Të fundit