Flash News

KRYESORE

Strazimiri ironizon 27 deputetët e PS-së të cilët u lanë jashtë listës: “Edhe po më vratë, partia ime më vret”

Strazimiri ironizon 27 deputetët e PS-së të cilët u

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook Gent Strazimiri deputeti i PD-së ka komentuar vendimin e Ramës për të lënë jashtë listës 27 deputetë.

Strazimiri heq paralele mes disa deputetëve dhe shprehjes së Kadri Hazbiut para se diktatori Hoxha të vendoste eliminimin e tij “edhe po më vratë, partia ime më vret”.

Statusi i plotë:

Duke dëgjuar e lexuar falënderimet e mirënjohjen e deputetëve të PARTISË, të "sapovrarë" në lista me motivacionin "për punë të shkëlqyer e të palodhur", përshtypja e parë që u jepet njerëzve është se "ky të paktën e desintegroi PPSH/PS në favor të Rilindjes"...

Në fakt PPSH/PS s'ka qenë asgjë më shumë se një fondamentalizëm pervers e idiot që e ilustron më së miri fjala e fundit e Kadri Hazbiut: edhe po më vranë, PARTIA IME më vret...

Një lloj talebanizmi me drapër e çekan, që po ndërron "formacionin" bazuar në "ekipet zinxhire"... 

Thjesht u ka ardhur radha atyre që në 1990 ishin ekipi "U 17"... nipa e mbesa krenarë të gjyshërve kriminelë ose ...spiunë Sigurimi!!!

Të fundit