Flash News

KRYESORE

Strazimiri ironizon vendimin e Ruçit: Dëgjo mua, shpjere parlamentin në Galigat a në Salari që të biesh rehat

Strazimiri ironizon vendimin e Ruçit: Dëgjo mua, shpjere parlamentin

Gent Strazimiri nga radhët e PD ka ironizuar vendimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi për spostimin e seancës plenare nga e enjta, për ditën e sotme në orën 17.00.

Në një reagim në rrjetet sociale, Strazimiri e cilëson vendim qesharak dhe shkruan:

“Qesharakë deri në dhimbje!!!

Grramos, dëgjo mua!

Shpjere parlamentin në Galigat a në Salari që të biesh rehat, se dhe kështu... senacë e befasishme "pa mendje" sikur s'vete...

P. S. Parlamenti që ka frikë nga POPULLI, nuk është i POPULLIT, nga POPULLI e për POPULLIN!”.

Të fundit