Flash News

KRYESORE

Strazimiri jep të dhena mbi 2 funksionarët që mund të kenë dekonspiruar aksionin për kapjen e 3 policëvë

Strazimiri jep të dhena mbi 2 funksionarët që mund të

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, ka ironizuar  kallëzimin më të fundit që ka bërë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me dekonspirimin e mundshëm të aksionit të policisë dy ditë më parë për kapjen e 3 ish-funksionarëve të policisë së Vlorës, që dyshohen si të përfshirë në dosjen “Habilaj-Tahiri”.

Strazimiri hedh dritë mbi funksionarët që mund të kenë dekonspiruar duke përdorur jo pak ironi.

Shkruan ai në Facebook:

Kush ta ketë "dekonspiruar" vallë? Se atë punë veç ministrit, Drejtori I Përgjithshëm dhe Drejtori I SHKB e kanë ditur...

Po edhe këta të dy, kur "s'dinin" që policia po tregëtonte droge anekënd siç e dinte gjithë mileti... përshesh me kos do kenë qenë duke ngrënë edhe kësaj radhe... Punë e koklavitur shumë....mos e pyet...

Të fundit