Flash News

KRYESORE

Strazimiri pyet kryepolicin Veliu: Pse u kujtuat pas një viti për aktin terrorist të iranianëve

Ish deputeti i PD-së, Gent Strazimiri shpreh habinë e tij dhe pyet drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu se përse parandalimi i aktit terrorist një vit e gjysmë më parë, po rikthehet tani në qendër të vëmendjes. Për më tepër që u shmang sulmi, por nuk u kap asnjë person.

“Që ke parandaluar një akt terrorist për të cilin thua që s'ke prova dhe që terroristët e kapur nuk i arrestove dot sepse të rrëshqiti prova megjithëse i kishe nën vëzhgim të rreptë... këtë e morëm vesh🤔! Po, ç'ne që t'u kujtua tani pas 1 viti e gjysmë kjo mesele, këtë s'na e the... 😐 Apo sot s'kishte ç'të sajonte tjetër "Ai"?🤫”, shkroi Strazimiri në profilin e tij në Facebook, duke nënkuptuar me "Ai" kryeministrin Rama.

Të fundit