Flash News

KRYESORE

Strazimiri sulmon Nanon: Qelbësirat nuk pranojnë të zbatojnë “Kodin e Etikës”

Me ironi ka reaguar sot deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, ndaj analistit Mustafa Nano, i cili, edhe ai reagoi po sot për “Mapo”-n, në lidhje me ngjajret e fundit në Elbasan.  Mustafa Nano foli për bandat e Elbasanit të lidhura me Ramën, ndërsa deputeti i PD-së, Strazimi ironizon Nanon, duke i thënë se “Ti thirre për bashkim “qelbësirash” në 2013” dhe tani duket se i vjen “keq” që nuk i bën dot zap, pasi i kanë dalë nga kontrolli. Videoja e ngjarjes së Elbasanit, ku një person godet makinën e policisë dhe askush prej forcave blu nuk guxon ta ndjekë atë përtej portës së tregut, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Analisti Mustafa Nano është një prej atyre që kanë reaguar e në një koment shkruar sot për “Mapo”, ai tha se Ramës i kanë dalë bandat jashtë kontrollit. (lexo këtu më shumë) Ja statusi i plotë i deputetit të PD, Gent Strazimiri:

“Dmth nuk po i kontrollon dot më “Edi” qelbësirat që thirrët për “rilindje” në 2013-ën ëëë…?!

Nuk pranojnë të zbatojnë “Kodin e Etikës”? Nc nc nc! Shihni se mos bëni ndnjë seminar me OSBE se mbase i kontrolloni prapë…”

Të fundit