Flash News

KRYESORE

Strehimi i muxhahedinëve, paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Kujdes, ne nuk njohim terroristë të mirë apo të këqinj

Strehimi i muxhahedinëve, paralajmëron ministri i Jashtëm i

Zëvendësministri i Jashtëm për Europën dhe Amerikën i Iranit, Majid Takht Ravanchi paralajmëron autoritetet shqiptare për rrezikun që i kanoset Shqipërisë pas strehimit të muxhahedinëve në Shqipëri. Në një intervistë për “Albanian Daily News“, mbi dëshirën për të zhvilluar marrëdhëniet me Shqipërinë, Ravanchi thotë se “se terrorizmi nuk duhet të tolerohet nga asnjë vend. Terrorizmi është kërcënim, është një rrezik jo vetëm për një apo dy vende. Ai është kërcënim për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ky fakt duhet kuptuar nga të gjithë. Së dyti, ne nuk njohim terroristë të mirë apo të këqij. Të gjithë terroristët janë të rrezikshëm, sepse ata nuk duan të shikojnë t’u ndodhin gjëra të mira njerëzve. Dallimi midis një terroristi të mirë apo të keq, mendoj se të keqdrejton përfundimisht. Nuk duhet të pranojmë ndonjë nocion që do të kategorizonte një terrorist të mirë kundrejt një terroristi të keq, organizatave të mira terroriste kundrejt organizatave te këqija terroriste. Organizata të cilës i referoheni ka qenë përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 17.000 iranianëve të pafajshëm. Ky fakt duhet mbajtur mirë në mend. Asgjë nuk mund ta fshehë këtë fakt. Kështu që, kushdo që merret me këta njerëz, duhet të njohin faktin se ata kanë kryer kaq shumë krime dhe se urrehen nga iranianët. Kjo është diçka që duhet mbajtur mend nga të gjithë ata njerëz që janë në kontakt me këtë grup”.

Lidhur me marrdhëniet mes dy vendeve, Iranit dhe Shqipërisë, zëvendësministri i Jashtëm për Europën dhe Amerikën i Iranit, thotë se “ne duam të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme me këtë rajon dhe dëshirojmë të kemi bashkëpunim shumë të mirë ekonomik. Prandaj ne u kushtojmë rëndësi të madhe marrëdhënieve me vendet ballkanike, me vende të veçanta në rajon, duke shpresuar se të dyja palët do të përfitojnë prej forcimit të marrëdhënieve midis dy palëve”.

Të fundit