Flash News

KRYESORE

Stresi sot në Apel, i ati Sali Lushaj i jep një porosi: Mos dil sot!

Stresi sot në Apel, i ati Sali Lushaj i jep një porosi: Mos dil sot!

Në Gjykatën e Apelit në Tiranë pritet sot të shqyrtohet ankimi i masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Reperi u arrestua më 17 shtator në një hotel në Linzë, për armëmbajtje pa leje dhe sipas policisë dyshohet si pjesë e një grupi kriminal.

Megjithatë, sot nuk do të jetë pjesë e seancës dhe do të përfaqësohet nga avokati i tij. Kështu është shprehur edhe babai i tij, Sali Lushaj i cili tha se e kishte takuar në burg dhe e kishte porositur që të mos paraqitej në sallën e gjyqit.

Kjo këshillë sipas Lushajt ka të bëjë me gjyqtaren që do të drejtojë seancën.

“Gjyqtarja e Apelit do jetë Edlira Petri. I thashë Stresit në takim që të mos vijë fare në gjyqin së hënës. Një familje persekutohesh nuk mund të gjykojë një të persekutuar”, u shpreh Lushaj për gazetën Panorama.

Të fundit