Flash News

KRYESORE

Stresi u rikthehet projekteve muzikore, sjell versionin modern të këngës patriotike

Stresi u rikthehet projekteve muzikore, sjell versionin modern të

Tashmë është kthyer në një trend që këngët e vjetra shqiptare të risillen në versionin modern nga artistët e rinj.

Këtë gjë ka menduar për projektin e tij të radhës edhe reperi i njohur, Stresi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë këngën e tij të re.

Bëhet fjalë për një riorkestrim të këngës së artistes së mirënjohur Fatime Sokoli, të titulluar “Me krah shqipe nga Tropoja”.

Gjithashtu Stresi ka lajmëruar se ky projekt do të jetë një bashkëpunim me një tjetër artist, emrin e të cilit ka preferuar ta mbajë surprizë në momentin e publikimit.

“Ju njoftoj dhe kërkoj ndjesë për vonesat e projekteve të mia por më besoni më mirë vonë se sa kurrë. Hera e parë që këndoj një këngë patriotike në jetën time dhe kemi vendosur këngën e Fatime Sokolit me titull, ‘Me krahë shqipe nga Tropoja ty këtë këngë Kosovë ta këndova’, në bashkëpunim me...? Surprizë. Domethënë do ta kthejmë në versionin modern. Gjithashtu ju njoftoj se kënga ‘Gun Shot’ del këtë muaj”, ka shkruar reperi në postim.

https://www.instagram.com/p/BlSzmpmnPCV/?utm_source=ig_embed

Të fundit