Flash News

KRYESORE

Strumbullari i dosjes ‘184’ në Dibër s'e harron kryeminstrin Edi Rama

Kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama nuk ka asnjë qejf-mbetje me drejtuesit e Partisë Socialiste, që nuk e rikandiduan për një mandat të dytë. Në disa postime në rrjetet sociale, Rama shfaq hapur mbështetjen e tij për pasardhësin Dionis Imeraj, që është votuar nga 12,972 qytetarë,  ndërsa rivali i tij, Shkëlzen Qoka ka marrë 2,565 vota.

Bashkia Dibër, Unë Votoj, 30 qershor, Shqipëria që duam, Për Dibrën Që Duam

Së Bashku Për Dibrën”, shkruan Rama që herë pas herë ka postuar fjalimet e kryeministrin Rama në disa mitingje.

Rama u zgjodh kryetarë i Bashkisë së Dibrës më 12 shtator 2011, por përgjimet e dosjes 184, që u publikuan nga gazeta Bild, faktuan përfshirjen e eksponentëve të lartë të PS në blerjen e votave.

Në tablatet telefonike te medias gjermane, doli zëri i Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit, Ulsi Manjës, Xhemal Qefalisë, e të tjerë, duke bërë ‘pazare vote’ me drejtues lokalë.

Të fundit