Flash News

KRYESORE

Studentët bllokojnë rrugën, reagon Rama: Çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?

Studentët bllokojnë rrugën, reagon Rama: Çfarë borxhi

Studentët vendosën të përshkallëzojnë protestën e tyre, duke u ndarë në tre grupe për të bllokuar tre akse rrugore në kryeqytet. Një grup vijon të protestojë përpara kryeministrisë, një grup tjetër ka bllokuar rrethrrotullimin tek “Zogu i Zi” ndërsa grupi i tretë ka bllokuar rrugën në vendin e njohur si ‘dollari’.

Për këtë vendim të studentëve ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili duke ju drejtuar studentëve thotë se çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?

“A mund t'ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit