Flash News

KRYESORE

Studentët e Ekonomikut deklaratë për mediat: Nëse mendoni se jemi partiakë, në djall shkofshi bashkë me to

Studentët e Ekonomikut deklaratë për mediat: Nëse mendoni se

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë dalë sot në mëngjes në një deklaratë për mediat, pasi dhjetëra prej tyre kaluan sërish natën të ngujuar në kushte të vështira dhe në temperatura të ftohta.

Ata përcjellin mesazhin se iniciativa e tyre nuk është aspak e politizuar siç është përfolur në media.

“Tani pas një muaji, janari duhet të na gjente më me dinjitet, ne jemi ende të papërfaqësuar. Jemi këtu sepse mendojmë se kjo shkollë e vetmja gjë cilësore që ka është infrastruktura e mendimit idealist e të gjithë studentëve që kanë shkelur këto auditore me pasionin e fshehur që më në fund e pasqyrojnë në kryengritje. Qëllimi nuk ishte as ndërrimi i partive apo rrëzimi i dikujt, por ishte një e drejtë legjitime.

Kemi dëgjuar lloj lloj sulmesh që kanë patur për qëllim përbaltjen e këtij shpërthimi idealesh të pastra. Disa nga ne dolëm partiakë nga zyra për konferencat të partive, disa si pjesë e organizatave të paorganizuara dhe në fund si një grusht huliganësh që pengojnë të tjerët për dëshirën për të studiuar. Nëse mendoni se jemi partiakë, në djall shkofshi së bashku me to. Ju lutemi mjaft e përbaltët sepse dielli i shpresës do shkëlqejë edhe përmes reve të keqinformimit. Edhe nëse kemi gabime, më mirë të protestojmë se sa të shohim të rinjtë rrugëve të botës”, thuhet në deklaratën e studentëve.

Të fundit